Zgjedhja e Etnik Brrutit për ta përfaqësuar Shqipërinë në të ardhmen është përcjellë me shumë kritika në Kosovë.
Kapiteni i Kosovës U21 mori vendimin të shtunën që në të ardhmen ta përfaqësojë fanellën “kuqezi”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPati reagime të ndryshme të shtunën, ndërsa një postim në llogarinë e tij në Facebook, e ka shkruar babai i Etnikut, Besnik Brruti, një ditë më pas.
“Tradhtarë janë të gjithë ata që i thonë tradhti mbrojtjes së flamurit të Adem Jasharit, Zahirit, Agimit e të gjithë dëshmorëve të rënë për liri! Biri im ka marrë një vendim që buron nga bindjet e tij dhe dashuria për kombin. Ai nuk e ka refuzuar Kosovën, por ka zgjedhur të luajë për kombëtaren shqiptare, për flamurin me të cilin i kemi mbështjellë dëshmorët tanë. Kjo nuk është tradhti, por besnikëri ndaj idealit për të cilin kemi luftuar. Të gjithë ata që sot e gjykojnë duhet ta dinë se askush nuk mund të na japë leksione për atdhedashuri dhe sakrificë për Kosovën. Askush nuk ka të drejtë të vërë në dyshim vendimin e Brrutit, i cili me zemër dhe shpirt po ndjek rrugën e tij, duke mbrojtur vlerat kombëtare. Për ne, Kosova dhe Shqipëria nuk ndahen, sepse jemi një komb, një gjak dhe një histori!”, ka shkruar babai i Etnikut, Besniku.