Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Raspadori vendimtar në fitoren e Napolit

Giacomo Raspadori

Sulmuesi italian, Giacomo Raspadori, ishte vendimtar të dielën pasdite në fitoren e Napolit.

Në kuadër të javës së 18-të të Serie A, Napoli shënoi fitore në shtëpi ndaj Venezias me rezultatin 1:0.

Golin e fitores për Napolin e realizoi Raspadori në minutën e 79-të.

Napoli në minutën e 37-të kishte mundësinë që të kalonte në epërsi por sulmuesi belg, Romelu Lukaku, dështoi të shënonte nga pika e bardhë.

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, e kompletoi ndeshjen te vendësit.

Napoli është barazuar me pikë me Atalantan.

Edhe Napoli në epërsi, Rrahmani shënon gol Futboll Napoli në epërsi, Rrahmani shënon gol

Të dyja skuadrat kanë nga 41 pikë.

Por Atalanta e mbanë pozitën e parë kurse Napoli të dytën.

Interi është në vendin e tretë me një pikë më pak.