Futboll

Napoli fiton me vështirësi, e ruan pozitën e parë

napoli

Skuadra e Napolit ka shënuar fitore shumë të vështirë të shtunën dhe e ka ruajtur pozitën e parë në tabelë.

Napoli e mposhti në udhëtim Leccen me rezultatin 1:0 në ndeshjen që i takoi javës së 35-të të Serie A.

Napolitanët me këtë fitore vazhdojnë ta mbajnë vendin e parë me 77 pikë.

Lecce ka 27 pikë dhe renditet në pozitën e 17-të. Rrezikon rënien nga liga.

Deri në fund të kampionatit kanë mbetur edhe tri xhiro.

Golin e fitores për skuadrën e Antonio Contes e realizoi Giacomo Raspadori në minutën e 24-t.

Napoli iu anulua edhe një gol i Romelu Lukakut në minutën e dytë për shkak të pozitës jashtëloje.

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, e kompletoi ndeshjen dhe së bashku me Raspadorin ishin më të mirët në fushë.

Te Lecce mesfushori Medon Berisha u inkuadrua nga minuta e 66-të kurse bashkëlojtari i tij, Ylber Ramadani, ishte në bankën e rezervistëve.