Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Napoli fiton me përmbysje

Napoli

Napoli ka mposhtur 2:1 Leccen me përmbysje në xhiron e 29-të në Serie A.

Kampioni u gjend në disavantazh qysh në minutën e tretë. Jamil Siebert kaloi mysafirët në epërsi.

Skuadra e Antonio Contes u kthye në pjesën e dytë. Fillimisht barazoi Rasmus Hojlund në minutën e 47-të, ndërsa për 2:1 shënoi Matteoi Politano 20 minuta më pas.

Te Lecce u paraqit për 90 minuta mesfushori i Shqipërisë, Ylber Ramadani.

Te Napoli nuk u paraqit kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, për shkak të lëndimit. Te Lecce mungoi si pasojë e lëndimit Medon Berisha.

Edhe Napoli fiton përballjen me Leccen e Ramadanit e Berishës Futboll Napoli fiton përballjen me Leccen e Ramadanit e Berishës

Napoli është i treti në tabelë me 59 pikë. Interi prin me 68 ndërsa Milani është i dyti me 60.

Lecce ka 27 pikë në pozitën e 16-të.