Milot Rashica luajti në barazimin pa gola ndaj Izraelit nga minuta e 69-të dhe ishte i angazhuar. Ai ka thënë se Kosova ka mundur të marrë pikët e plota nga ballafaqimi në Debrecen, për shkak të rasteve që pati. Por, ai tani kthen fokusin te ndeshjet e tjera të Kosovës. Kosova të dielën luan në Prishtinë ndaj Austrisë.
“Ishte ndeshje që është dashur të fitojmë, por duhet pasur parasysh që kemi lojtarë të rinj dhe lojtarë që nuk po luajmë shumë në klubet tona. Pritjet kanë qenë të mëdha, por edhe Izraeli kishte raste shënimi dhe besoj se duhet ta marrim këtë pikë dhe të fokusohemi për ndeshjen ndaj Austrisë. Çdo ndeshje ka peshën e vetë. Duke parë rezultatin e ndeshjes së kaluar, po të fitonim do të kishte peshën më të madhe. Kemi ndeshjen e radhës që është edhe më e rëndësishme se kjo që përfundoi. Duhet të përgatitemi për ndeshjen tjetër, të jemi më të fokusuar dhe të dalim më mirë”, deklaroi Rashica pas ndeshjes.