Ermir Rashica ka lënë gjurmë në fitoren e skuadrës së Metalist 1925.
Metalist 1925 fitoi 1:0 ndaj Kolos Kovalivkas të shtunën në ndeshjen që i takoi javës së shtatë të elitës së futbollit ukrainas.
Rashica asistoi te goli i fitores që e realizoi Denys Antyukh në minutën e 63-të.
Sulmuesi shqiptar e kompletoi ndeshjen dhe për të ishte asistimi i dytë këtë edicion. Ka edhe një gol të shënuar.
Te Kolos Kovalivka, Arinaldo Rrapaj, u paraqit deri në minutën e 76-të dhe u zëvendësua me Ilir Krasniqin. Ndërsa Albin Krasniqi u la në stol.
Metalist 1925 ka 14 pikë në vendin e dytë. 14 pikë i ka edhe Kolos Kovalivka në pozitën e katërt.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo