Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Ramadani për Zhalgirisin: Një ekip që nuk e njohim

ramadani

Trajneri i Dritës, Zekrija Ramadani, ka komentuar shortin e tërhequr të raundit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Ai ka thënë se Zhalgirisi është kundërshtar i panjohur për Dritën. Por thekson se Drita ka kohë për t’u përgatitur në mënyrën më të mirë për të kaluar me sukses raundin e parë të Championsit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Një ekip që nuk e njohim, por kemi kohën e duhur për ta përcjellë kundërshtarin dhe për ta përgatitur ekipin tonë në mënyrën më të mirë për t’u përballur me këtë ekip. Një përparësi e shoh te kundërshtari, sepse atje luhet kampionati dhe padyshim që ata janë në një formë më të mirë se ne, mirëpo kur bëhet fjalë për këtë kompeticion, ndonjëherë edhe freskia është shumë e mirë”, ka thënë Ramadani për faqen e klubit kampion.