Mediumi italian “Tuttosport” që e ndan çmimin prestigjioz “Golden Boy”, e ka publikuar listën e futbollistëve që janë në garë, por në mungesë të Lamine Yamalit.
Lojtari më i shtrenjtë i listës së publikuar të enjten është Desire Doue. Francezi i Paris Saint-Germainit aktualisht kushton 95 milionë euro.
Në vendin e dytë është Pau Cubarsi i Barcelonës me 80 milionë euro, ndërsa çmimi i Kenan Yildizit të Juventusit vlerësohet të jetë 75 milionë euro.
Pas tij janë Dean Huijsen i Real Madridit, Estevao i Chelseat dhe Arda Guler i Real Madridit.
Yamal mungon në këtë listë pasi sipas rregullave, një futbollist nuk mund të nominohet më shumë se një herë.