Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

PSG-ja nuk lejon befasi, e fiton Superkupën e Evropës

Superkupa

Foto: Associated Press

Paris Saint-Germaini e ka fituar trofeun e Superkupës së Evropës për vitin e dytë rresht pas fitores ndaj Aston Villas 2:1, të mërkurën mbrëma. 
Goli i shënuar nga Desire Doue në pjesën e dytë, ishte mjaftueshëm për këtë trofe, që e shënon nisjen e futbollit evropian në këtë edicion. 
Doue realizoi në minutën e 61-të pas asistimit të Ousmane Dembeles. Fillimisht, goli u anulua për pozitë jashtë loje, ndërsa u pranua pas rishikimit të situatës në VAR. 


“Kjo është e shkëlqyer, të fitosh trofe është e jashtëzakonshme. Ishte vështirë sepse para kësaj, duhej ta fitonim Ligën e Kampionëve. Ia dolëm sërish dhe e fituam Superkupën për herën e dytë, kështu që është gjë shumë e mirë. Ne jemi gjithmonë të uritur dhe duam edhe më shumë. Pas finales së Ligës së Kampionëve kemi thënë se duam më shumë. Jemi ambiciozë, ekip i ri dhe duam të fitojmë çdo gjë edhe në këtë edicion”, ka deklaruar pas ndeshjes Doue.

Doue u emërua lojtari më i mirë i ndeshjes. 
Khvicha Kvaratskhelia e hapi serinë e golave në minutën e 20-të për PSG-në, ndërsa në fundin e pjesës së parë për Villan realizoi Brian Madjo. 17-vjeçari Madjo është sulmues, ndërsa debutoi për skuadrën e Premier Leagues. Ai e fitoi rastin nga trajneri Unai Emery, vetëm pak ditë pasi mori lejen nga FIFA, pasi pati telashe me regjistrimin e tij. 
Për PSG-në është trofeu i parë nga gjashtë të mundshëm në këtë sezon. Skuadra franceze u bë e para që i fiton dy trofe të Superkupës evropiane, që prej Real Madridit. Klubi mbretëror kishte triumfuar në vitet 2016 dhe 2017. 


Superkupa është ndeshje që zhvillohet çdo vit mes fituesit të Ligës së Kampionëve (PSG-ja) dhe Ligës së Evropës (Aston Villa).
Gjyqtar në ndeshjen në Salzburg të Austrisë ishte Omar Artan nga Somalia. Ai nuk ishte lejuar të ishte gjyqtar në SHBA në Kupën e Botës, pak ditë para nisjes së turneut të ngjarjes globale. Zyrtarë të SHBA-së kanë thënë se Artan kishte lidhje me organizatat terroriste, ndonëse nuk u dhuruan prova për këtë, ka shkruar AP-ja të mërkurën. 
UEFA reagoi duke e zgjedhur somalezin Artan si gjyqtar kryesor të ndeshjes. Ai u zgjodh më i miri në Afrikë në sezonin e kaluar. 
Artan u bë gjyqtari i parë joevropian që referon në Superkupën e Evropës.
 


PSG-ja kthen epërsinë e një goli

Edhe PSG-ja sërish në majën e Evropës, triumfon për të dytin vit me radhë Futboll PSG-ja sërish në majën e Evropës, triumfon për të dytin vit me radhë

PSG-ja e ka kthyer epërsinë e një goli në Superkupën e Evropës ndaj Aston Villas. 
Ousmane Dembele, që u inkuadura në fillim të pjesës së dytë, asistoi për Desire Douen. 


Doue shënoi në minutën e 61-të, ndërsa goli u pranua nga gjyqtari Omar Artan, pas rishikimit të situatës në VAR. Dyshohej për pozitë jashtë loje, por gjithçka ishte e rregullt. 



 

 

Aston Villa barazon rezultatin, shënon 17-vjeçari Madjo

Aston Villa ka barazuar rezultatin ndaj PSG-së. 
Shënues i golit për 1:1 është sulmuesi i talentuar 17-vjeçar, Brian Madjo. 
Madjo realizoi në minutën e fundit të pjesës së parë. 

Ai shënoi gol të bukur nga afërsia.

Me golin e Madjos u mbyll edhe pjesa e parë.
 


 



Futbollisti i Aston Villas, në histori të Superkupës evropiane  

Brian Madjo ka hyrë në histori të ndeshjeve të Superkupës së Evropës. 
Francezi i ri ka qenë titullar tek Aston Villa ndaj Paris Saint-Germainit, dhe është bërë lojtari më i ri në moshë që luan si titullar në një ndeshje të Superkupës evropiane. 

Edhe Lensi befason PSG-në, e fiton trofeun e Superkupës Futboll Lensi befason PSG-në, e fiton trofeun e Superkupës


Trajneri Unai Emery ia dha rastin 17-vjeçarit. 
Më saktësisht, Madjo ka 17 vjet e 212 ditë, më i riu në moshë, i cili e vendos edhe rekordin.



Zhbllokohet sfida


Lojtari më i mirë i Ligës së Kampionëve në edicionin e kaluar, Khvicha Kvaratskhelia, e ka zhbllokuar sfidën e Superkupës së Evropës mes PSG-së dhe Aston Villas. 


Kvaratskhelia shënoi për parisienët pas një aksioni shumë mirë të ndërtuar. Edhe më i bukur ishte përfundimi nga sulmuesi gjeorgjian. 
Ai realizoi me gjuajtje shumë të fuqishme në minutën e 20-të.

 



Publikohen formacionet startuese

Në stadiumin e Salzburgut nga ora 21:00 do të ballafaqohen mes vete për ndeshjen e Superkupës së Evropës, Paris Saint-Germaini dhe Aston Villa. 

Në këtë ndeshje luajnë fituesi i Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës. 

PSG-ja triumfoi pasi fitoi ndaj Arsenalit në finale, ndërsa Aston Villa triumfoi përballë Freiburgut. 
UEFA ka publikuar formacionet zyrtare.

Formacioni i PSG-së: 

Safonov, Hakimi, Marquinhos, Pacho, Nuno Mendes, Joao Neves, Vitinha, Zaire-Emery, Akliouche, Doue, Kvaratskhelia

Edhe Lëndohet sulmuesi që shkroi histori në Superkupën e Evropës Futboll Lëndohet sulmuesi që shkroi histori në Superkupën e Evropës

Formacioni i Aston Villas: 

Bizot, Cash, Lindelof, Pau Torres, Maatsen, McGinn, Joao Gomes, Kamara, Hemmings, Madjo, Buendia