Paris Saint-Germaini ka vazhduar dominimin ndaj Liverpoolit në Champions.
Pasi e eliminoi vjet nga gara elitare evropiane, Parisi e mposhti kampionin anglez edhe të mërkurën në “Parkun e Princave” në ndeshjen e parë çerekfinale.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMe fitoren 2:0, fituesi në fuqi i Championsit bëri hap gjigant drejt gjysmëfinales. Megjithatë sfida është ende e hapur dhe do të vendoset të martën e ardhshme në “Anfield”.
Liverpooli do të kërkojë reagimin, kurse PSG-ja ta konfirmoi fitoren dhe të kalojë në gjysmëfinale.
Ndeshja nisi si më mirë për skuadrën e Luis Enriques. Desire Doue realizoi për 1:0 në minutën e 11-të.
Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.
Në minutën e 65-të golin për 2:0 e shënoi Khvicha Kvaratskhelia. Dhe shifrat më nuk ndryshuan, ndonëse parisienët dominuan plotësisht.
Lojtarët e PSG-së e kishin topin në 70 për qind të kohës. Ndërkohë i kanë krijuar plot 18 raste, derisa Liverpooli i kishte vetëm tri.