Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoUEFA zgjedh lojtarët e ndeshjes, kush ishin më të mirët?
Konfederata evropiane e futbollit, UEFA, si gjithnjë, zgjedh më të mirët e ndeshjeve.
Njësoj ka bërë edhe të mërkurën mbrëma, pas dy ndeshjeve çerekfinale.
Më i miri i ndeshjes Barcelona – Atletico Madrid që përfundoi 2:0 në të mirë të mysafirëve, u shpall sulmuesi Julian Alvarez.

“Në ndeshje si këto, me ekipe që e njohin mirë njëri-tjetrin, ndonjëherë duhet të dhurosh momente të veçanta. Alvarez shënoi në mënyrë magjike nga gjuajtja e lirë. Julian Alvarez e shijoi momentin pas shënimit nga gjuajtja e lirë për t’ia shtruar rrugën Atleticos drejt një fitoreje të rrallë në Barcelonë. Është fitorja e parë e Diego Simeones në ‘Camp Nou’ qëkur u bë trajner i Atleticos”, ka shkruar UEFA.
Më pas, UEFA ka bërë një tjetër postim për sulmuesin argjentinas, duke treguar se Julian Alvarez i ka 15 gola në 18 ndeshjet e fundit të Championsit.
Ndërkohë në ndeshjen tjetër mes PSG-së dhe Liverpoolit, që përfundoi 2:0 po ashtu në të mirë të parisienëve, më i miri ishte Khvicha Kvaratskhelia.

“Në paraqitje e shkëlqyer në pjesën e dytë u kurorëzua me gol fantastik. Futbollisti i papërshtatshëm i krahut krijoi disa shanse dhe bëri kontribut të madh disa herë në mbrojtje”, ka shkruar UEFA për yllin gjeorgjian.
Fitore e madhe e Atleticos në Barcelonë
Atletico Madridi ka fituar në Barcelonë dhe ka bërë hap gjigant drejt gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve.
Të mërkurën mbrëma në “Camp Nou” në çerekfinalen e parë, skuadra e Diego Simeones fitoi 2:0 ndaj Barçës.
Një episod në fundin e pjesës së parë vendosi ndeshjen. Pas rishikimit të VAR-it, Pau Cubarsi i Barcelonës u përjashtua direkt me të kuq për ndërhyrje të palejuar si lojtar i fundit. Dhe si vazhdimësi e aksionit, ylli argjentinas Julian Alvarez shënoi supergol nga goditja e dënimit për 1:0 në minutën e 45-të.
Me rezultatin 1:0 në të mirë të Atleticos përfundoi pjesa e parë.
Ndonëse me një lojtar më pak në fushë, Barcelona e kërkoi golin e barazimit në pjesën e dytë. Marcus Rashford goditi traversën, ndërsa lojtarët e Barçës kishin edhe situata tjera të mira.
Por erdhi goditja e dytë e Atleticos.
Në minutën e 70-të, Alexander Sorloth realizoi golin për 2:0.
Sërish Barça kishte iniciativë në fushë, por pa konkretizuar.
Ndeshja e kthimit në “Metropolitano” do të jetë e zjarrtë, të martën e ardhshme. Dhe skuadra e Simeones është në pozitë shumë të mirë.
PSG-ja mposht Liverpoolin dhe i afrohet gjysmëfinales
Paris Saint-Germaini ka vazhduar dominimin ndaj Liverpoolit në Champions.
Pasi e eliminoi vjet nga gara elitare evropiane, Parisi e mposhti kampionin anglez edhe të mërkurën në “Parkun e Princave” në ndeshjen e parë çerekfinale.
Me fitoren 2:0, fituesi në fuqi i Championsit bëri hap gjigant drejt gjysmëfinales. Megjithatë sfida është ende e hapur dhe do të vendoset të martën e ardhshme në “Anfield”.
Liverpooli do të kërkojë reagimin, kurse PSG-ja ta konfirmoi fitoren dhe të kalojë në gjysmëfinale.
Ndeshja nisi si më mirë për skuadrën e Luis Enriques. Desire Doue realizoi për 1:0 në minutën e 11-të.
Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.
Në minutën e 65-të golin për 2:0 e shënoi Khvicha Kvaratskhelia. Dhe shifrat më nuk ndryshuan, ndonëse parisienët dominuan plotësisht.
Lojtarët e PSG-së e kishin topin në 70 për qind të kohës. Ndërkohë i kanë krijuar plot 18 raste, derisa Liverpooli i kishte vetëm tri.
Tjetër gol, 2:0 për Atleticon
Atletico Madridi po udhëheqë 2:0 ndaj Barcelonës.
Alexander Sorloth shënoi në minutën e 70-të.
Parisi shënon golin e dytë
Paris Saint-Germaini po udhëheq 2:0 ndaj Liverpoolit.
Khvicha Kvaratskhelia realizoi në minutën e 65-të.
Barça kërkon barazimin
Ndonëse me një lojtar më pak, Barcelona po sulmon në ndeshjen ndaj Atletico Madridit.
Rashford qëlloi traversën, kurse Barça pati edhe raste të tjera.
Por pas një ore lojë Atletico është në epërsi 1:0.
PSG-ja në epërsi pas pjesës së parë
Paris Saint-Germaini është duke e fituar ndeshjen e fortë ndaj Liverpoolit.
Pjesa e parë u mbyll me golin e bukur të shënuar nga Desire Doue.
Doue shënoi edhe falë devijimit të mesfushorit Ryan Grabenberch, në minutën e 11-të.
Barcelona pa një futbollist dhe në disavantazh të një goli
Barcelona ka mbetur me një futbollist më pak në fushë dhe është me një gol disavantazh.
Julian Alvarez ka realizuar supergol nga gjuajtja e lirë.
Barcelona mbeti pa Pau Cubarsin pasi u përjashtua direkt me të kuq.
Ai shkaktoi faull si futbollisti i fundit në mbrojtje.
Fillimisht gjyqtari e ndëshkoi me karton të verdhë, por më pas pas rishikimit të situatës në VAR, e ndryshoi vendimin dhe e përjashtoi direkt me të kuq. Alvarez më pas nga gjuajtja e lirë realizoi në minutën e 45-të.
Me rezultatin 1:0 u mbyll pjesa e parë.
Çfarë thonë statistikat kur Doue shënon gol për PSG-në?
Ka shenja pozitive pas golit të Desire Doues për Paris Saint-Germainin, se në ndeshjen ndaj Liverpoolit, parisienët do të dalin fitues në fund.
UEFA ka shkruar për këtë.
“Shenjë pozitive për Parisin. Kjo skuadër i ka fituar 22 ndeshjet e kaluara në të cilat Desire Doue ka shënuar gol”, ka shkruar UEFA.
Barcelonës i anulohet një gol
Barcelonës i është anuluar një gol i Marcus Rashfordit në ndeshjen ndaj Atletico Madridit.
Barça shënoi në minutën e 18-të me sulmuesin anglez.
Por, goli i tij u anulua për pozitë jashtë loje.
Rashford scores but it’s offside pic.twitter.com/e84G12nQnE
— LIVE GOALS (@FTLiveGoals) April 8, 2026
PSG-ja i gëzohet golit pas dominimit në fillim të ndeshjes
Paris Saint-Germaini ka kaluar në epërsi ndaj Liverpoolit që në fillim të ndeshjes.
Dominoi dhe e gjeti rrugën e golit me Desire Douen, në minutën e 11-të të ndeshjes.
Ai e konkretizoi në gol aksionin e zgjatur. Më pas realizoi supergol me gjuajtje të saktë.
Tifozët spanjollë sërish fyejnë myslimanët
Pak para ndeshjes mes Barcelonës dhe Atletico Madridit, ka pasur fyerje ndaj myslimanëve, tani nga tifozët e Atletico Madridit.
Të mërkurën në mbrëmje ka pasur raportime të shumta se tifozët e Atleticos kanë kënduar “kush nuk kërcen është mysliman”.
“MUSULMÁN EL QUE NO BOTE”.
— Ataque Futbolero (@AtaqueFutbolero) April 8, 2026
El cántico de los hinchas del Atlético de Madrid en la concentración, antes del duelo vs Barcelona por Champions. ⛔️🇪🇸 pic.twitter.com/jDqDc8rel7 https://t.co/pwlyQHPaEW
Të tilla fyerje kishte edhe në miqësoren mes Spanjës dhe Egjiptit, që u zhvillua më 31 mars.
Më 7 prill, FIFA hapi procedurë disiplinore ndaj Spanjës për fyerjet ndaj myslimanëve në atë miqësore që u zhvillua javën e kaluar.
Tifozët e Spanjës kishin brohoritur “kush nuk kërcen është mysliman”. Ajo ndeshje u mbyll pa gola.
Ka pasur reagime të ashpra nga zyrtarë të futbollit spanjoll dhe qeverisë, ndërsa me reagim të fuqishëm kishte dalë edhe Lamine Yamal, superylli i Barcelonës.
Edhe pranë stadiumit “Santiago Bernabeu” ishte kënduar “myslimanë janë ata që nuk kërcejnë”.
Formacionet zyrtare të ndeshjes PSG – Liverpool
Ndeshja e parë çerekfinale e Ligës së Kampionëve ndërmjet Paris Saint-Germainit dhe Liverpoolit do të luhet në “Parkun e Princave” dhe pritet spektakël.
Te PSG-ja prej lojtarëve më të rrezikshëm është Khvicha Kvaratskhelia, që është në superformë në Champions këtë sezon, me shtatë gola. Ai do të jetë titullar në këtë ballafaqim.
Formacioni i Paris Saint-Germainit:
Safonov, Hakimi, Marquinhos, Pacho, Nuno Mendes, Zaire Emery, Vitinha, Neves, Doue, Dembele, Kvaratskhelia
Ndërkohë, te Liverpooli në formacionin titullar janë kthyer Jeremie Frimpong dhe Alexis Mac Allister. Ata zëvendësojnë Curtis Jonesin dhe Mohamed Salahun. Salah e humbi penalltinë të dielën ndaj Manchester Cityt.
Alexander Isak është në bankën rezervë. Ai është duke u rikuperuar nga një lëndim që e ka lënë jashtë fushës prej muajit dhjetor.
Virgil van Dijk e ka kompletuar çdo ndeshje të Championsit për Liverpoolin në këtë sezon.
Formacioni i Liverpoolit:
Mamardashvili, Gomez, Konate, van Dijk, Kerkez, Gravenberch, Mac Allister, Frimpong, Szoboszlai, Wirtz, Ekitike
Formacionet zyrtare të ndeshjes Barcelona – Atletico Madrid
Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes së parë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve mes Barcelonës dhe Atletico Madridit.
Marcus Rashford dhe Dani Olmo do të jenë titullar te Barcelona, por jo edhe për Ronald Araujon që është përballur së fundim me lëndime dhe nuk ka qenë plotësisht i gatshëm për lojë.
Formacioni i Barcelonës:
Garcia; Kounde, Martin, Curbasi, Cancelo; Pedri, Garcia, Olmo; Yamal, Leëandoëski, Rashford
Ndërkohë, në 11-shen startuese tek Atletico Madridi janë kthyer Julian Alvarez, David Hancko, Ademola Lookman dhe Matteo Ruggeri.
Formacioni i Atletico Madridit:
Musso, Molina, Le Normand, Hancko, Ruggeri, Giuliano, Llorente, Koke, Lookman, Griezmann, Alvarez