Paris Saint-Germaini ka dëshmuar pse është fitues në fuqi i Ligës së Kampionëve. Kështu ka thënë trajneri Luis Enrique pasi skuadra e tij e eliminoi Liverpoolin në çerekfinale me rezultatin e përgjithshëm 4:0.
PSG-ja fitoi të dy ndeshjet me rezultatin 2:0.
Kampioni francez vuajti në pjesën e dytë të ndeshjes në “Anfield”, por Ousmane Dembele shënoi dy gola për fitore tjetër.
Enrique thotë se mbrojtja e trofeut mbetet prej sfidave më të mëdha në futboll. Por sipas Enriques, ekipi e tij e ka merituar të garojë me skuadrat më të mira evropiane.
“Është e vështirë të mbrohet trofeu i Ligës së Kampionëve, e dimë këtë. Por jemi këtu sërish dhe duhet ta shfrytëzojmë maksimalisht këtë mundësi”, ka thënë Enrique.
Edhe
Luis Enrique i kundërpërgjigjet Mourinhos për “Topin e Artë”
“Është kënaqësi për mua që ekipi mund të luajë në këtë nivel, pavarësisht se kë e kemi përballë. Jemi skuadër me shumë besim dhe tifozët e shprehin këtë po ashtu”.
Ai thotë se Parisi e ka menaxhuar ndeshjen shumë mirë, ndonëse golat erdhën pak më vonë se që kanë pritur.