Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Pse 23-vjeçarët mund të luajnë në Evropianin U21?

u21

Edhe lojtarët që janë 23-vjeçar mund të paraqiten në Kampionatin Evropian të grupmoshës U21.

Evropiani U21 është duke u zhvilluar në Sllovaki. Lojtarët më të vjetër se 21 vjet, disa prej tyre 23-vjeçar tashmë, mund të luajnë po ashtu. Kjo ndodh për shkak se rregullat e regjistrimit të futbollistëve  janë i hartuar në mënyrë të tillë që ata të kenë të drejtë ta përfundojnë ciklin e plotë të turneut – që nga fillimi i kualifikimeve e deri në finale.

Kjo do të thotë se për turneun e vitit 2025, lojtarët mund të luajnë nëse janë të lindur më apo pas 1 janarit të vitit 2002. Kjo do të thotë se ata kanë qenë 21-vjeçar apo më të rinj në fillim të vitit kur kanë nisur kualifikimet.

Evropiani, i cili nisi të mërkurën, përbëhet me 16 përfaqësuese. Gjithsej janë 368 lojtarë.

Nga ata, 205 ishin 22 apo 23-vjeçar në ditën e parë të turneut – qe i bie të jetë 55.7 për qind e numrit të përgjithshëm të lojtarëve, shkruan BBC. 73 lojtarë ishin 23-vjeçar në ditën hapëse të turneut, apo 19.8 për qind.

Edhe Për Evropianin që organizohet edhe në Shqipëri, shorti tërhiqet në Beograd Futboll Për Evropianin që organizohet edhe në Shqipëri, shorti tërhiqet në Beograd

Kampionia në fuqi, Anglia, e udhëhequr nga selektori Lee Carsley, është e vetmja përfaqësuese pa ndonjë 23-vjeçar në skuadër. Mesfushori Hayden Hackney do të jetë 23-vjeçar dy ditë para finales që luhet më 28 qershor.

Lojtarët në përfaqësuesen e Anglisë që janë mbi moshën 21-vjeçare janë kapiteni James McAtee i Manchester Cityt, Harvey Elliott i Liverpoolit dhe mbrojtësi i Newcastlet, Tino Livramento, që është i vetmi lojtar i skuadrës së Carsleyt që ka paraqitje në nivelin e seniorëve.

Të gjitha 16 perfaqesueset kanë së paku nga nëntë lojtarë që janë 22 apo 23-vjeçar. Skuadra e Gjeorgjisë i kishte 19 lojtarë që ishin 22 apo 23-vjeçar kur nisi turneu.

Lojtari më në moshë i këtij Evropiani është Million Manhoef i Stoke Cityt, që është në skuadrën e Holandës. Ai u lind më 3 janar të vitit 2002.

Rregulli që lojtarët nuk mund të jenë më të vjetër se 23 vjet e gjashtë muaj është i kahershëm.

Kur për herë të parë u organizua Evropiani U21 në vitin 1978 – pasi më herët ka qenë garë e grupmoshës U23 – secilit shtet i lejohej t’i kishte dy lojtarë më të vjetër se 21 vjeç.

Edhe Bellinghami duhet të luftojë për vendin e startuesit Botërori 2026 Bellinghami duhet të luftojë për vendin e startuesit

Ish-Jugosllavia e kishte fituar turneun e vitit 1978, pasi ishte udhëhequr nga sulmuesi 26-vjeçar i asaj kohe, Vahid Halilhoxhiq, i cili realizoi katër herë në finalen me dy ndeshje ndaj Gjermanisë Lindore. Ai kishte realizuar “hat-trick” në ndeshjen e dytë dhe ishte zgjedhur si lojtari më i mirë i turneut.   

Nga 26 lojtarët e ekipit senior të Anglisë të ftuar nga Thomas Tuchel për ndeshjet e këtij muaji kundër Andorrës dhe Senegalit, shtatë do të kishin të drejtë të luanin në Evropianin U21.

Këtu përfshihet edhe mesfushori i Real Madridit, Jude Bellingham, i cili ka 43 paraqitje për Anglinë A. Ai do t’i mbushë 22 vjet një ditë pasi të përfundojë Evropiani U21.

Të drejtë pjesëmarrjeje në këtë Evropian kanë pasur edhe portieri i Burnleyt, James Trafford dhe treshja e Chelseat, Cole Palmer, Levi Colwill dhe Noni Madueke. Të gjithë ishin pjesë e Anglisë U21 në triumfin në “Euro 2023”.

Tinejxheri i Anglisë, 18-vjeçari Myles Lewis-Skelly, ishte më i riu në moshë në skuadrën e “Tre Luanëve” kundër Andorrës dhe Senegalit. Nëse do të ishte tek U21, do të ishte i dyti më i riu në moshë pas kolegut te “revolveristët”, Ethan Nwaneri.

Edhe “Kane, Bellingham e Foden nuk mund të luajnë së bashku” Futboll “Kane, Bellingham e Foden nuk mund të luajnë së bashku”

Të drejtë loje në Evropianin U21 kishin edhe Jarrad Barnthwaite i Evertonit dhe Taylor Harwood-Bellis i Southamptonit.

Disa lojtarë e kanë humbur mundësinë të luajnë në këtë Evropian pasi do të luajnë me skuadrat e tyre në Kupën e Botës për Klube, përfshirë këtu Liam Delap, Jobe Bellingham, Rayan Cherki, Rico Lewis, Nico O’Reilly, Nico Gonzalez e Samu Aghehowa.