Jude Bellingham duhet të luftojë për vend në njëmbëdhjetëshen e parë të Anglisë. Kështu ka thënë selektori i Anglisë, Thomas Tuchel, pak ditë para Botërorit.
Tekniku gjerman ka thënë se janë “14 apo 15 lojtarë” me potencial për të startuar.
Mesfushori i Real Madridit, Bellingham, ka startuar vetëm katër herë prej se gjermani mori drejtimin e Anglisë, në janar 2025. Tri herë luajti si zëvendësues.
Tucheli më shumë e ka preferuar Morgan Rogersin e Aston Villas, që ka qenë pjesë e 12 prej 13 ndeshjeve të tij si selektor. Rogers ishte i vetmi që luajti në të gjitha tetë ndeshjet kualifikuese të Anglisë.
I pyetur nëse Bellinghami duhet të luftojë për vend në ekipin bazë, Tuchel është përgjigjur: “Po, duhet”.
“Ai është një prej startuesve, e di që është një prej startuesve. Por kemi 14 apo 15 startues potencialë. Këto role mund të ndryshojnë gjithnjë, por për momentin mendoj se janë 14 apo 15 startues të denjë dhe Jude është njëri prej tyre”, ka theksuar Tuchel.