Fituesja e Kupës së Kosovës në futboll, Prishtina, ka publikuar çmimet e biletave për ndeshjen kundër Sheriff Tiraspolit.
Ndeshjen e parë në Moldavi, Prishtina e humbi 4:0, ndërsa të enjten e luan ndeshjen kthyese të raundit të parë kualifikues të Ligës së Evropës.
Ndeshja e cila zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” nga ora 20:00, do të transmetohet në KTV.
Biletat në lindje kushtojnë 3 euro, perëndim 5, kurse 10 euro biletat VIP.
Biletat dalin në shitje të mërkurën në sheshin “Skënderbeu” dhe “Newborn”.
Artikuj të ngjashëm
-
Te Prishtina premtojnë ndeshje të madhe në “Fadil Vokrri”
-
Prishtinën e pret punë e vështirë ndaj Sheriffit në Moldavi
-
Prishtina përballet me ekipin e njohur dhe të suksesshëm nga Moldavia
-
Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Andorrë
-
Dalin në shitje bileta për ndeshjen Kosovë – Turqi, për tifozët mysafirë