Drita ka kaluar në epërsi ndaj Prishtinës. Për 2:1 shënoi Kristal Abazaj në minutën e 50-të.
Prishtina është duke luajtur me një futbollist më pak në fushë.
Mbyllet baras pjesa e parë ndërmjet Dritës dhe Prishtinës
Ka përfunduar baras 1:1 pjesa e parë ndërmjet Dritës dhe Prishtinës.
Ndeshja që po zhvillohet në Antalya të Turqisë është e vlefshme për Superkupën e Kosovës.
Prishtina kaloi në epërsi në minutën e tetë me golin që e realizoi Leotrim Kryeziu.
Besnik Krasniqi i barazoi shifrat në 1:1 në të mirë të Dritës në minutën e 39-të.
Prishtina e mbylli pjesën e parë me një futbollist më pak në fushë pasi në minutën e 45-të, mesfushori Harun Kariq u ndëshkua direkt me karton të kuq pasi pengoi një kundërsulm të shpejt të Dritës.
Prishtina me një futbollist më pak në fushë
Prishtina ka mbetur me një futbollist më pak në fushë. Në minutën e 45-të, futbollisti nga Bosnjë-Hercegovina, Harun Kariq, u ndëshkua direkt me karton të kuq pasi pengoi një kundërsulm të shpejt të Dritës.
Aktualisht rezultati ndërmjet Dritës dhe Prishtinës është 1:1.
Drita barazon rezultatin
Drita i ka barazuar shifrat ndaj Prishtinës në Superkupën e Kosovës.
Besnik Krasniqi e shënoi golin e barazimit 1:1 në minutën e 39-të. Ndeshja po zhvillohet në në Antalya të Turqisë.
Prishtina në epërsi
Prishtina ka kaluar në epërsi ndaj Dritës për trofe të Superkupës së Kosovës.
Për 1:0 realizoi Leotrim Kryeziu në minutën e tetë.
Ndeshja po zhvillohet në në Antalya të Turqisë.