Drita e ka marrë vendin e parë në tabelë pas fitores ndaj Llapit.
Drita të dielën e mposhti Llapin me rezultatin 2:0, në kuadër të xhiros së 21-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Ndeshja ndërmjet Llapit dhe Dritës u zhvillua në stadiumin e Ramiz Sadikut në Prishtinë pasi që në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë janë duke u zhvilluar punime.
Blerton Sheji e shënoi golin e parë në minutën e 64-t. Mbrojtësi i krahut shënoi nga afërsia.
Golin për 2:0 e realizoi Veton Tusha në minutën e 89-të.
Edhe
Drita e nis me fitore mbrojtjen e titullit
Për skuadrën gjilanase ishte fitorja e katërt rresht në kampionat.
Drita tashmë ka 38 pikë. Pasojnë Ballkani dhe Prishtina me nga 36 pikë.
Drita u ngjit në krye të tabelës edhe falë disfatave që i pësuan Ballkani dhe Prishtina.
Llapi mbetet në pozitën e shtatë me 22 pikë. Skuadra llapjane nuk di për fitore në shtatë ndeshjet e fundit në kampionat. Është duke luftuar për mbetje në elitë.
Kampionia Drita në epërsi ndaj Llapit
Edhe
Drita bëhet gati për festë
Kampionia në fuqi, Drita, ka kaluar në epërsi ndaj Llapit.
Blerton Sheji shënoi për 1:0 në minutën e 64-t. Mbrojtësi Sheji shënoi nga afërsia.
Ndeshja ndërmjet Llapit dhe Dritës është duke u zhvilluar në stadiumin e Ramiz Sadikut në Prishtinë pasi që në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë janë duke u zhvilluar punime.
Përfundon pa gola pjesa e parë ndërmjet Llapit dhe Dritës
Ka përfunduar pa gola pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Llapit dhe Dritës. Edhe
Drita i afrohet titullit dhe largon Prishtinën nga zona e Evropës
Ndeshja është duke u zhvilluar stadiumin e Ramiz Sadikut në Prishtinë pasi që në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë janë duke u zhvilluar punime.
Ndeshja është e vlefshme për javën e 21-të të elitës së futbollit kosovar.