Prishtina është forcuar me futbollist nga Portugalia.
Bëhet fjalë për sulmuesin 21-vjeçar, Luis Mota. Ai është zhvilluar te Porto B dhe skuadra tjera portugeze. Ka edhe shtetësi të Brazilit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEdicionin e kaluar me Porto B i luajti katër ndeshje në kategorinë e dytë portugeze dhe e realizoi një gol.
“Jam shumë i lumtur për këtë transferim dhe mundësinë që ta përfaqësoj një klub të madh si Prishtina. Falënderoj udhëheqësinë e klubit për besimin që më kanë dhënë dhe jam i bindur që së bashku do të arrijmë suksese”, ka thënë Mota për sajtin zyrtar të Prishtinës.
Skuadra prishtinase ka bërë ndryshime të shumta në përbërje këtë verë.