Futboll

Prishtina e Re përforcohet me lojtarin e rritur në Liverpool

toni Gomes

Skuadra që do të paraqitet për herë të parë në Superligën e Kosovës në futboll në edicionin 2025/2026, Prishtina e Re, vazhdon me prezantimin e lojtarëve të ri. Së fundi ka prezantuar Toni Gomes, lojtarin e rritur në akademinë e klubit të madhe anglez, Liverpool. Gomes luajti së fundi për grupmoshën U23 të Liverpoolit, ndërsa u lirua në vitin 2018. Ai më pas bëri karrierë në disa klube në Portugali, Egjipt, Turqi, Azerbajxhan, Izrael dhe Kore të Jugut. Ai është sulmues.

26-vjeçari ka luajtur katër ndeshje për përfaqësuesen e Guinea-Bissau. Më herët ka luajtur për Portugalinë U17 dhe U18.