Prishtina e Re ka shënuar fitore shumë të rëndësishme në garën për mbetje në Superligën e Kosovës.
Prishtina e Re të hënën e mposhti Drenicën me rezultatin 2:0 në kuadër të xhiros së 21-të. Për skuadrën e Qëndrim Kidës ishte fitorja e dytë radhazi në kampionat.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKjo ndeshje u zhvillua në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë, pasi terreni në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj, nuk është në gjendjen më të mirë të mundshme.
Lorik Dobratiqi i shënoi dy golat e fitores për Prishtinën e Re.
Sulmuesi 25-vjeçari golin e parë e shënoi në minutën e 41-të. Ndërsa për 2:0 shënoi në minutën e 57-të.
Ndërkohë për Drenicën ishte disfata e dytë radhazi në elitë. Drenica me këtë humbje bie në pozitën e fundit me 21 pikë.
21 pikë ka edhe Prishtina e Re që është ngritur në pozitën e parafundit.

Prishtina e Re e shënon edhe golin e dytë ndaj Drenicës
Prishtina e Re e ka shënuar edhe golin e dytë ndaj Drenicës.
Lorik Dobratiqi në minutën e 57-të shënoi për 2:0. Dobratiqi e realizoi edhe golin e parë.
Kjo është ndeshja e fundit e xhiros së 21-të të elitës së futbollit kosovar.
Prishtina e Re në epërsi pas pjesës së parë
Prishtina e Re e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi ndaj Drenicës.
Golin e epërsisë për Prishtinën e Re e shënoi Lorik Dobratiqi në minutën e 41-të.
Ndeshja është e vlefshme për xhiron e 21-të të Superligës së Kosovës.
Ky ballafaqim po luhet në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë.