Futboll

Prishtina e Re bën goditje të madhe, transferon ish-lojtarin e La Ligas e Ligue 1

pr

Skuadra që sivjet po bën gara për herë të parë në elitën e futbollit kosovar, Prishtina e Re, ka bërë goditje të madhe të premten. 

E ka transferuar mesfushorin defensiv, Cheick Doukoure, që më parë ka luajtur edhe në kampionate elitare si La Liga spanjolle e Ligue 1 e Francës. 

Doukoure ka 35 paraqitje e një gol të shënuar në La Liga, ndërsa 72 ndeshje i ka luajtur në kampionatin elitar të Francës. 

33-vjeçari ka qenë edhe reprezentues i Bregut të Fildishtë dhe ka zhvilluar 21 ndeshje gjithsej, ndërsa paraqitje ka edhe me grupmoshat U16, U18 dhe U19 të Francës. 

Karrierën e ka nisur te Lorienti, ndërsa ka luajtur edhe te Metzi, Levante, Huesca, Leganesi, Aris Thessaloniki dhe Iraklisi. 

“Përvoja e tij në ligat elitare të Evropës sjell vlerë të shtuar për skuadrën tonë dhe do të jetë një ndihmesë e madhe për arritjen e objektivave tona”, ka shkruar Prishtina e Re të premten në Facebook.