Skuadra e Real Madridid në ditët e fundit ka kritika të vazhdueshme ndaj sistemit të referimit spanjoll.
Reali gjatë ndeshjes me Atletico Madridin, që u mbyll 1:1, u ankua te goli që e shënoi Julian Alvarez nga penalltia.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër atë penallti ka pasur diskutime të shumta, madje edhe protesta nga futbollistët dhe stafi drejtues i Realit.
Kjo gjë nuk po i pëlqen presidenti të Sevillas, Del Nido Carrasco.
Carrasco ka deklaruar se Reali po përpiqet ta shkatërrojë futbollin spanjoll.
“Deklaratat e Real Madridit për gjyqtarët janë të papranueshme. E vënë në pikëpyetje nderin e arbitrave. Real Madridi po përpiqet të shkatërrojë futbollin spanjoll”, ka thënë Carrasco, shkruajnë të hënën mediumet spanjolle.
Reali edhe pas 23 ndeshjeve të zhvilluara është lider me 50 pikë.
Atletico ka një pikë më pak në vendin e dytë.
Pozitën e tretë e mban Barça me 48 pikë.