Futboll

Portieri shqiptar ftohet nga ekipi i parë i Interit

port

Portieri 18-vjeçar nga Shqipëria, Alain Taho, është ftuar nga trajneri Cristian Chivu, për duelin që Interi e luan sonte nga ora 20:45 ndaj Fiorentinas. 

Dueli i takon xhiros së nëntë të Serie A. 

Taho është ftuar nga trajneri Chivu në mungesë të Yann Sommerit dhe Raffaele Di Gennaros. 

Jashtë listës është edhe poertieri Josep Martinez. 

Ai ishte përfshirë në një aksident tranfiku që rezultoi me vdekjen e një 81-vjeçari të martën. 

Taho është portier i “Primaveras” së Interit, ndërsa për të është ftesa e parë me ekipin e seniorëve.