Futboll

Interi dominon ndaj Venezias

Interi

Interi ka dominuar ndaj Venezias dhe me fitoren 5:1 të mërkurën mbrëma, ka kaluar në çerekfinale të Kupës së Italisë.

Interi çështjen e fituesit thuajse e përfundoi në pjesën e parë me golat e Andy Dioufit, Francesco Pio Espositos dhe Marcus Thuramit.

Thuram e shënoi edhe një tjetër gol në pjesën e dytë për 4:0.

Golin e vetëm për mysafirët e shënoi Richie Sagrado.

Ange-Yoan Bonny ndërkohë, e vendosi rezultatin përfundimtar për 5:1.

Portieri shqiptar, Alain Taho, ishte në bankën rezervë tek Interi, që në çerekfinale do të luajë me fituesin e ndeshjes Roma – Torino, që luhet më 13 janar të vitit të ardhshëm.