Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Chivu pret nga lojtarët e tij ta dominojnë Realin

Cristian Chivu

Cristian Chivu si lojtar ka bërë karrierë në skuadra rumune e më pas tek Ajaxi, Roma dhe Interi.

Trajneri i Interit, Cristian Chivu, thotë se nuk është e lehtë të luash në “Santiago Bernabeu” kundër Real Madridit. Por ai pret nga lojtarët e tij të dominojnë në fushë kundër madrilenëve. 

Ndeshja Real Madrid – Inter është derbi i xhiros së parë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve. 

Ndeshja luhet të martën nga ora 21:00.

“Të luash në ‘Bernabeu’ nuk është kurrë e lehtë për askënd. Interi nuk ka fituar këtu për 60 vjet. Shumë ekipe kanë luftuar për të fituar këtu. Ne do të bëjmë më të mirën tonë, por pa humbur thelbin tonë. Duam të dominojmë, duam të tregojmë se jemi rritur dhe se nuk ka një mënyrë të përkryer për t’u përballur me Real Madridin”, ka thënë Chivu të hënën në konferencë për media.

Ai ka vlerësuar lart trajnerin e Realit, Jose Mourinhon. Me Mourinhon, Chivu ka punuar tek Interi.

“Mourinho është një person i veçantë për mua. Takimi me të ishte një bekim i vërtetë. Ai më ndihmoi të kaloja kohën më të vështirë të jetës sime dhe nuk do ta harroj kurrë”, ka theksuar Chivu.