Poritieri Diant Ramaj ditë më parë u transferua te skuadra e Dortmundit, ndërsa u huazua menjëherë te skuadra e madhe daneze, Copenhagen, deri në fundin e edicionit aktual.
Por, debutimi i Ramajt te Copenhageni, nuk shkoi siç ai e kishte menduar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoCopenhageni pësoi humbje 2:1 në shtëpi nga skuadra e Bundesligës gjermane, Heidenheimi.
Vendësit krijuan epërsi prej një goli në minutën e parë shtesë të pjesës së parë, kur shënoi sulmuesi Jordan Larsson.
Por, ekipi që po lufton për mbetje në elitën gjermane, u kundërpërgjigj me dy gola në pjesën e dytë për fitoren 2:1.
Ishte ndeshja e parë e fazës së plejofit të nokautit të Ligës së Konferencës.
Thomas Keller në minutën e 59-të dhe Tim Siersleben pesë minuta para fundit, shënuan në portën e Ramajt 23-vjeçar.