Portieri Diant Ramaj e kompletoi ndeshjen te Copenhageni që fitoi thellë 4:1 të enjten mbrëma ndaj Inter Turkut të Finlandës, për të bërë vend në Ligën e Konferencës.
Copenhageni danez avancoi me rezultatin e përgjithshëm 4:1.
Vendësit realizuan një gol në pjesën e parë e tri në të dytën dhe nuk patën telashe për fitore bindëse.
Shorti i Ligës së Evropës dhe Ligës së Konferencës tërhiqet të premten në mesditë.