Portieri i Kosovës në futboll, Arijanet Muriq, ka pranuar katër gola në disfatën që Ipswich Towni e pësoi në udhëtim te West Ham Unitedi.
West Hami fitoi 4:1, ndërsa ndeshja i takoi xhiros së shtatë të Premier Leagues.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAro golin e parë e pranoi pas 47 sekondave lojë.
Në minutën e gjashtë shifrat i barazoi Liam Delap.
Mohammed Kudus i vendësve shënoi për 2:1, dy minuta pa u mbyllur pjesa e parë.
Portieri shtatlartë i Kosovës gaboi në golin për 3:1. Pas topit të kthyer nga një bashkëlojtar i tij, Muriq nuk e pranoi mirë atë. Po në atë aksion, West Hami shënoi për 3:1 në minutën e 49-të.
Golin e fundit në ndeshje e realizoi mesfushori brazilian Lucas Paqueta, afro 20 minuta para fundit.
Me këtë fitore, West Hami tani ka 8 pikë pas shtatë ndeshjeve, kurse Ipswich Towni mbetet me katër pikë në vendin e 17-të.