Shqipëria e ka humbur ndeshjen miqësore 1:0 nga Ukraina të martën mbrëma.
Ndeshja miqësore Shqipëri – Ukrainë u zhvillua në Valencia të Spanjës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGolin e fitores për Ukrainën e shënoi Oleksiy Gutsulyak në minutën e 46-të.
Shqipëria e Ukraina luajtën miqësore pas eliminimit në gjysmëfinale të plejofit kualifikues për Kupën e Botës 2026.
Shqipëria u eliminua nga Polonia, kurse Ukraina nga Suedia. Te Shqipëria debutoi mbrojtësi Bujar Pllana.
Shqipëria në disavantazh ndaj Ukrainës
Shqipëria është duke pësuar 1:0 në miqësoren ndaj Ukrainës. Oleksii Gutsuliak në minutën e 46-të realizoi për Ukrainën. Për Shqipërinë ka debutuar mbrojtësi kosovar Bujar Pllana.
Pllana debuton te Shqipëria
Ish-futbollisti i Kosovës U21, Bujar Pllana, është emëruar në formacionin startues të Shqipërisë për miqësoren ndaj Ukrainës që luhet sonte nga ora 20:45 në Valencia.
Për Pllanën është debutim me fanellën kuqezi.
Ndërkohë në portë do të jetë Thomas Strakosha,
Përveç Pllanës, në mbrojtje do të luajë edhe Elseid Hysaj, kapiteni Berat Gjimshit e Mario Mitaj.
Në mesfushë do të luajnë Kristjan Asllani, Julian Shehu e Qazim Laçi.
E në sulm do të paraqitet Myrto Uzuni, Arbër Hoxha e Armando Broja.
Shqipëria e Ukraina luajnë miqësore pasi humbën në gjysmëfinalet e plejofit për Botëror, kundër Polonisë respektivisht Suedisë.