Futboll

Përballja e ekipeve më të suksesshme në vendet e tyre

Juventus

Fituesi i Ligës së Kampionëve të Azisë për edicionin 2023/2024, Al Ain, do ta zhvillojë ndeshjen e parë në Kupën e Botës për Klube që nga viti 2018, në grupin që pritet të dominohet nga Manchester City dhe kundërshtari i parë, Juventusi.

Al Ain hyn në këtë garë si klubi më i suksesshëm i Emirateve të Bashkuara Arabe, duke fituar Ligën Profesionale 14 herë. Është ekipi i vetëm arab që ka fituar në dy raste Ligën e Kampionëve të Azisë. Për herë të parë në vitin 2003, kurse vitin e kaluar e fitoi për herë të dytë. Al Ain nuk pritet të kalojë grupin, por një seri prej shtatë ndeshjesh pa humbje dhe asnjë gol të pranuar, tregon se janë në formë të mirë.

Juventusi siguroi paraqitjen në Kupën e Botës për Klube në bazë të renditjes katërvjeçare të UEFA-s.

Juventusi mban rekordin për tituj të fituar në Itali. Ka fituar plot 34 tituj në Serie A.

Ndeshja ndërmjet këtyre dy skuadrave do të zhvillohet në natën mes së mërkurës dhe së enjtes.