Portieri Inaki Pena është i kënaqur që ka mundësinë për të stërvitur me Wojciech Szczesnyn, i cili ka përvojë të gjatë në klube të ndryshme.
Pena ka theksuar se përvoja e polakut e ndihmon shumë Barcelonën, veçanërisht në Ligën e Kampionëve. Pena ishte portier i parë i Barçës pas lëndimit të gjermanit, Marc-Andre Ter Stegen.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Szczesny është një djalë shumë i mirë. Ai ka shumë përvojë, veçanërisht në Ligën e Kampionëve, dhe do të na ndihmojë shumë. Do të shohim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Në nivel personal, jam shumë i lumtur që punoj me të”, ka thënë Pena në një intervistë të hënën për “Mundo Deportivon”.
25-vjeçari ka startuar në pesë ndeshjet e fundit të Barçës.
Szczesny ende nuk ka debutuar me Barçën. Ai u kthye nga pensionimi për t’iu bashkuar gjigantit spanjoll.