Mbrojtësi brazilian, Marcelo, ka mbetur pa skuadër.
Ish-futbollisti i Real Madridit është duke kaluar në periudhë të errët në karrierë, ndërsa kulmi u arrit me shkëputjen e kontratës me Fluminensen të shtunën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFluminense njoftoi se kjo është bërë me marrëveshje të dyanshme.
Të premten mbrëma, Marcelo ishte protagonist te skuadra e tij Fluminense, në ndeshjen ndaj Gremios që përfundoi 2:2.
Ai ishte duke u bërë gati të inkuadrohej në lojë, por më pas trajneri Mano Menezes, vendosi që ta ulë atë sërish në bankë. Marcelo dhe Menezes nga pamjet e publikuara në rrjete sociale, shihen duke diskutuar. Më pas, vendin e Marcelos e zuri John Kennedy.
“Doja ta fusja në lojë Marcelon, por ndodhi diçka që nuk më pëlqeu dhe e ndërrova mendjen”, ka thënë Menezes.
Marcelo nuk do të mund të luajë në Kupën e Botës për Klube, ndërsa ka refuzuar ta komentojë rastin.