Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Pajaziti befason tifozët e Hajdukut me stilin e flokëve

Hajduk Split

Futbollistët e Hajdukut të Splitit të hënën e zhvilluan seancën e parë stërvitore për vitin 2026. Hajduku në rrjetet sociale ndau disa fotografi të futbollistëve gjatë stërvitjeve. Një fotografi ka tërhequr vëmendjen e tifozëve të Hajdukut.

Tifozët kanë vënë re stilin e ri të flokëve të mesfushorit Adrion Pajaziti.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pajaziti ka një prerje flokësh krejtësisht të re dhe disa tifozë spekulojnë se ai ka bërë një trajtim në Turqi, shkruan të martën “Index.hr”.

Turqia është destinacion i preferuar për mbjelljen e flokëve.

23-vjeçari Pajaziti në verën e kaluar bëri hap të rëndësishëm në karrierë duke kaluar nga Fulhami te Hajduku. Ai ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2029 me Hajdukun e Splitit.

Në Kroaci ka luajtur edhe në edicionin e kaluar si i huazuar te Gorica.

Pajaziti ka qenë pjesë e gjeneratave të reja të Fulhamit. Me ekipin e parë të Fulhamit e ka luajtur vetëm një ndeshje.