Futboll

Një tjetër paraqitje e Zenelit për Suedinë

Besfort Zeneli

Besfort Zeneli ka zhvilluar një tjetër paraqitje për Përfaqësuesen e Suedisë, kundërshtaren e dytë të Kosovës në kualifikimet e Kupës së Botës 2026.

Zeneli luajti nga minuta e 79-të për Suedinë që mposhti 4:3 përfaqësuesen e Algjerisë në Solna.

Për mesfushorin 22-vjeçar është paraqitja e tretë me fanellën e Suedisë. Para se t’i bashkohej Suedisë, Besfort Zeneli luajti gjashtë ndeshje për Kosovën U21. Ai është vëllai i vogël i Arbër Zenelit.