Klubi i futbollit Suhareka nuk është licencuar për gara evropiane.
Këtë e bëri të ditur të premten Federata e Futbollit e Kosovës. Në fakt Suhareka është e parafundit në Superligë dhe pa gjasa për të siguruar daljen në Evropë. Por ky klub ka aplikuar për licencë për gara të UEFA-s, ndërsa kërkesa i është refuzuar.
Feronikeli 74 është klubi tjetër i Superligës që nuk është licencuar për gara evropiane. Por Feronikeli 74 nuk ka aplikuar fare, sipas njoftimit të FFK-së.
Drita, Ballkani, Malisheva, Ferizaj, Gjilani, Prishtina, Llapi e Dukagjini janë licencuar për gara të UEFA-s. Licencimin e bën një komision i FFK-së, që duhet të respektojë kritere të caktuara.
Prej klubeve të futbollisteve për gara evropiane janë licencuar Dukagjini e Mitrovica.
-
Dy klube të Superligës nuk licencohen për gara evropiane
-
Garë e hapur mes Llapit e Suharekës, por nuk priten befasi
-
Pas Ballkanit e Llapit, reagon edhe një skuadër e Superligës
-
Tjetër xhiro, të tjera telashe në futbollin kosovar
-
Drita nuk garon në Superligë, FBK-ja kërkon skuadrën e tetë me “ftesë të veçantë”