Pas Ballkanit dhe Llapit në lidhje me tërheqjen e Feronikelit 74 nga garat e Federatës së Futbollit të Kosovës, ka reaguar edhe Suhareka.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSuhareka ka shkruar se me keqardhje e ka marrë lajmin e së enjtes.
“Si ish-kampion i Kosovës dhe klub me histori të pasur, ky vendim përbën një humbje të madhe për futbollin tonë, veçanërisht për komunitetin e Drenasit. Ne, si klub i ri në këtë ligë, e kuptojmë rëndësinë dhe sfidat e menaxhimit të një klubi futbolli. Shpresojmë që arsyet që kanë çuar në këtë vendim të trajtohen me kujdes, në mënyrë që situata të mos ndikojë negativisht te klubet e tjera dhe te zhvillimi i sportit në vend. Është thelbësore që të gjithë ne, si komunitet sportiv, të punojmë së bashku për të kapërcyer sfidat dhe për të siguruar një të ardhme të ndritur për futbollin tonë”, ka shkruar Suhareka.
Feronikeli 74 të enjten njoftoi për tërheqjen nga gara, për arsye, siç thonë te klubi nga Drenasi të “pengesave dhe padrejtësive të shumta nga referët”.
Feronikeli 74 u themelua në vitin 2022.
Nisi garën nga Liga e Parë falë një fuzionimi të dyshimtë.