Futboll

Nga 32 mijë shikues me Shkëndijën në 10 me Dritën

Shikues

“Dëshpërimi i tifozëve të FCSB-së: nga mbi 32 mijë shikues me Shkëndijën në 10 mijë me Dritën”, është titulli i shkrimit të sajtit rumun “golazo.ro”.

Në ndeshjen e kthimit kundër Shkëndijës së Tetovës në “Arena Nationala” në Bukuresht ishin 32 mijë e 457 shikues, por zhgënjimi ishte i madh. Dështimi në derbin kundër Dinamos, që ishte humbja e katërt rresht në më pak se dy javë, e thelloi më shumë zhgënjimin e tifozëve. 

Të martën ishin shitur 6.500 bileta, ndërsa aktualisht në stadium janë 10 mijë shikues.

Tutje shkruan se lojtarët e Dritës janë vërshëllyer me të dalë në fushë për ngrohje, ndërsa spikeri i stadiumit u bëri thirrje tifozëve të “shmangin mesazhet ksenofobe dhe pankartat kundër ekipit kundërshtar”.