Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Neymari i lumtur që shënoi golin e parë pas rikthimit

Neymar Junior

Superylli i futbollit brazilian, Neymar Junior, e ka shënuar golin e parë që nga kthimi te skuadra e Santosit. 

Neymari realizoi gol dhe bëri asistim në fitoren e Santosit 3:1 ndaj Agua Santasit, të hënën në orët e hershme të mëngjesit. 

33-vjeçari Neymar e realizoi golin e parë nga penalltia në minutën e 14-të, kurse asistimin e bëri te goli i tretë. 

Ish-futbollisti i Paris Saint-Germainit dhe Barcelonës, Neymar, ishte shumë i lumtur me golin që e shënoi. 

“Jam i lumtur që e shënova golin tim të parë që nga kthimi te Santosi. Unë kam stërvitur shumë. Santosi ka qenë një ndihmë e madhe, duke më hapur dyert për t’u rilidhur me futbollin. Nuk doja të nënshkruaja një kontratë të gjatë sepse nuk isha i sigurt se si do të kthehesha apo si do të ndihesha në muajt e ardhshëm”, është shprehur Neymar, shkruan të hënën “Footboom”. 

Edhe Neymari vazhdon kontratën me Santosin, me shpresë për të luajtur në Botëror Futboll Neymari vazhdon kontratën me Santosin, me shpresë për të luajtur në Botëror

Neymari pjesë e Santosit do të jetë deri në përfundimin e këtij edicioni. 

Te klubi brazilian u transferua në afatin kalimtar të janarit nga skuadra arabe, Al-Hilal.