Futboll

Në Itali reagime të shumta për penalltinë e dhënë për Liverpoolin

Liverpool

Dëshpërimi është i madh tek Interi. Për kohë të gjatë dukej se skuadra italiane do të barazonte pa gola me Liverpoolin. Më pas erdhi momenti i pafat.

Alessandro Bastoni e tërhoqi fanellën e Florian Wirtzit në zonën e Interit.

Wirtzi e dramatizoi situatën, duke u rrëzuar, ndonëse tërheqja duket fare e lehtë.

VAR-i intervenoi dhe arbitri Felix Zwayer pas rishikimit të situatës dha penallti. Dominik Szoboszlai shënoi nga pika e bardhë për fitoren 1:0 të Liverpoolit.

Shumë tifozë vlerësojnë se Interit iu vodh barazimi.

“Kjo asnjëherë nuk është penallti”, ka shkruar një prej tifozëve.

Në Angli u vlerësua se penalltia ishte shumë e lehtë, ndërsa në Itali vlerësimi i përgjithshëm është që penallti nuk kishte fare.

“Referim i turpshëm. Rezultat i vjedhur”, ka shkruar një tjetër tifoz.

Tek Interi janë të mllefosur që VAR-i nuk ndërhyri për një situatë tjetër në ndeshje.

Por njohës të referimit e vlerësojnë penalltinë si të pastër. Tërheqja për fanelle e Bastonit ishte pak më e gjatë kjo e bëri dallimin.