Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Ndeshja Union Berlin – Bochum vazhdon vetëm nëse portieri është mirë

znion

“Bochumi nuk ka zëvendësime tjera, kështu që ndeshja do të vazhdojë vetëm nëse Drewes mund të luajë”.

Kështu ka shkruar mediumi gjerman “Kicker”, pasi ndeshja ndërmjet Union Berlinit dhe Bochumit u ndërpre pak pa përfunduar ballafaqimi.

Gjyqtari kryesor ka folur me anëtarët e të dyja ekipeve nëse ndeshja duhet të vazhdojë.

Në minutën e 92-të, portieri i Bochumit u godit me mjet të fortë nga tifozët e Union Berlinit dhe ndeshja aktualisht është e ndërprerë.

Sipas mediumit gjerman, Drewes u godit pasi e vonoi lojën.

Edhe Goditja e portierit me shkrepëse ia siguron Bochumit fitoren e dytë në Bundesligë Futboll Goditja e portierit me shkrepëse ia siguron Bochumit fitoren e dytë në Bundesligë

Lojtarët e Union Berlinit janë kthyer në fushë, por jo edhe ata të Bochumit.

Ende nuk ka vendim zyrtar për këtë ndeshje.


Edhe lojtarët e Bochumit kthehen në lojë, një sulmues në portë

 

Edhe lojtarët e Bochumit janë kthyer në fushën e lojës, ndërsa sulmuesi Philipp Hofmann i mysafirëve, do të jetë në portë deri në fundin e ndeshjes.

Hofmann është detyruar të hyjë në portë pasi portieri Patrick Drewes, i goditur me shkrepëse në kokë, nuk ka arritur ta vazhdojë ndeshjen.

Bochumi nuk ka të drejtë për zëvendësime të tjera.

Edhe Portieri goditet me shkrepëse, ndërpritet ndeshja në Bundesligë Futboll Portieri goditet me shkrepëse, ndërpritet ndeshja në Bundesligë

Të dyja ekipet janë në fushë dhe pritet të nis ndeshja, me 30 minuta vonesë.


Përfundon 1:1 ndeshja e tensionuar në Bundesligë

Lexo përditësimet tjera
uniom

Portieri goditet me shkrepëse, ndërpritet ndeshja në Bundesligë

Ndeshja ndërmjet Union Berlinit dhe Bochumit është ndërprerë në minutën e 95-të, kur rezultati ishte 1:1...