Portieri Kevin Muller i Heidenheimit mbeti pa ndjenja pas një përplasjeje që e pati në ndeshjen e Bundesligës ndaj Bochumit të premten mbrëma.
Dy skuadrat që po luftojnë për mbetje në elitën gjermane barazuan pa gola.
Muller mbeti pa ndjenja pas duelit me Ibrahima Sissokon. Pasi mori tretmanin për dhjetë minuta në fushën e lojës, portieri i Heidenheimit u dërgua në spital.
Ndërkohë, sulmuesi i Bochumit, Philipp Hofmann, është dashur të operohej të shtunën. Ai u përplas me kundërshtarin Marvin Pieringer dhe pati thyerje të brinjve.
Kështu ka njoftuar Bochumi të shtunën. Për shkak të këtij lëndimi, ai pati telashe të mëdha me frymëmarrje.
Artikuj të ngjashëm
-
Bayerni konfimon mungesën disa javëshe të Neuerit
-
Te Heidenheimi të shqetësuar për lëndimin e Paqaradës
-
Goditja e portierit me shkrepëse ia siguron Bochumit fitoren e dytë në Bundesligë
-
Ndeshja Union Berlin – Bochum vazhdon vetëm nëse portieri është mirë
-
Portieri goditet me shkrepëse, ndërpritet ndeshja në Bundesligë