Hajduku fitoi ndaj Dinamo Cityt të Tiranës me rezultatin 2:1 në ndeshjen e parë të rrethit të tretë kualifikues të Ligës së Konferencës në stadiumin “Poljud”.
Në stadium ishin 31 mijë e 652 tifozë të pranishëm, që është rekord për ndeshjet e kësaj jave në këtë garë, shkruan “Index.hr”.
Ndërkohë, pati shikueshmërinë e katërt më të lartë nga të gjitha garat e organizuara nga UEFA, nga dita e marte deri të enjten.
Shikueshmërinë më të lartë e pati ndeshja Rangers – Viktoria Plzen që mblodhi 45 mijë e 730 shikues. Ishte ndeshja e parë e rrethit të tretë kualifikues të Ligës së Kampionëve, dhe u fitua nga vendësit 3:0.
Ekipi i drejtuar nga trajneri Ilir Daja, që e fitoi Kupën e Shqipërisë në edicionin e kaluar, kaloi i pari në epërsi me supergolin e Dejvi Bregut në minutën e 37-të.
Në pjesën e dytë, Hajduku shënoi dy herë për fitoren 2:1.
Ndeshja kthyese luhet në javën e ardhshme në “Arenën Kombëtare” në Tiranë.