Dinamo City e Tiranës është skuadra tjetër që e eliminon nga kualifikimet e kupave evropiane skuadrën e njohur kroate, Hajdukun nga Spliti.
Dinamo që drejtohet nga trajneri Ilir Daja, fitoi 3:1 në “Air Albania” të enjten mbrëma në ndeshjen kthyese të rrethit të tretë kualifikues dhe avancoi në plejofin e Ligës së Konferencës.
Hajduku kishte fituar 2:1 në stadiumin “Poljud” javën e kaluar, por kjo nuk mjaftoi.
Dhe kështu, Hajduku e ndal aventurën evropiane në gjysmë për herën e 15-të rresht.
Për herën e fundit në fazën grupore të një gare evropiane, Hajduku luajti në vitin 2010, para 15 vjetësh.
Edhe
Dinamo në plejofin e Ligës së Konferencës, eliminoi klubin e madh kroat
Përveç Dinamo Cityt, Hajduku është eliminuar edhe nga Stoke City, Interi, Dila Gori, Dnipro, Slovan Liberec, Maccabi Tel Aviv, Everton, FCSB, Gzira United, Galatasaray, Tobol, Villarreal, PAOK e Ruzhomberok.
Dinamo City në plejofin e Ligës së Konferencës luan ndaj Jagiellonias polake. Ndeshjen e parë e luan në udhëtim më 21 gusht, ndërsa në “Air Albania” luhet ndeshja kthyese pas një jave.