Alejandro Garnacho mbetet synimi kryesor i Napolit për zëvendësimin e Khvicha Kvaratskhelias, i cili ditë më parë iu bashkua Paris Saint-Germainit.
Dhe transferimin e tij, skuadra e Serie A kërkon ta finalizojë brenda 48 orëve, raporton “La Repubblica” të mërkurën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNapoli po ashtu shpreson që transferimi i Patrick Dorgut të Lecces te “djajtë e kuq”, të jetë ndihmesë për transferimin e Garnachos.
Ajo që është e sigurt sipas mediumit italian është se Napoli nuk do të ofrojë më shumë se 55 milionë euro për talentin argjentinas.
Ndërkohë, klubi i madh anglez kërkon 80 milionë euro dhe negociatat janë duke vazhduar.
Garnacho 20-vjeçar ka zhvilluar 34 ndeshje në edicionin aktual, ndërsa ka kontribuuar me tetë gola e pesë asistime.