Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ka shkëlqyer të hënën mbrëma në La Liga të Spanjës.
Muriqi shënoi një gol dhe kontribuoi me një asistim në fitoren shumë të rëndësishme 4:1 të Mallorcas ndaj Sevillas.
Muriqi hapi serinë e golave në minutën e 26-të. Ai realizoi golin e epërsisë 1:0 nga penalltia. Për Muriqin ishte goli i 15 këtë edicion.
Muriqi la fushën në minutat shtesë të ndeshjes që i takoi xhiros së 22-të.
Vetëm Kylian Mbappe i Real Madridi ka më shumë gola se Muriqi këtë edicion. Mbappe ka shënuar 22 gola, ndërsa Muriqi tashmë i ka 15.
Muriqi asistoi në golin e tretë të Mallorcas. Sergi Darder në minutën e 74-t devijoi topin e gjuajtur nga sulmuesi i Kosovës.
Muriqi, që u zëvendësua në minutën e 92-të, po ashtu nisi edhe aksionin e golit të dytë të realizuar në minutën e 53-të nga Samu Costa.
Golin e katërt e shënoi pablo Torre në minutën e 96-të.
Muriqi në total i ka 50 gola për Mallorcan, që ngritët në vendin e 15-të me 24 pikë sa ka edhe Sevilla një pozitë më lart.
Muriqi u shpall lojtar i ndeshjes.
Pas golit, Muriqi kontribuon me një asistim
Pas golit të shënuar dhe kontributit në golin e dytë, Vedat Muriqi, asistoi për golin e tretë të Mallorcas në ndeshjen ndaj Sevillas.
Sergi Darder devijoi topin e gjuajtur nga sulmuesi i Kosovës.
Muriqi nisi aksionin e golit të dytë të Mallorcas
Mallorca ka kaluar sërish në epërsi. Golin për 2:1 e shënoi Samu Costa në minutë ne 53-të. Por goli u shënua pas aksionit të nisur nga Vedat Muriqi, i cili realizoi në minutën e 26-të golin e parë për Mallorcan. Muriqi shënoi golin nga penalltia, ndërsa në minutën e 52-të pati tjetër rast shënimi.
Gjuajtjen e tij me kokë në minutën e 52-të e priti portieri i Sevillas.
Pjesa e parë e ndeshjes Mallorca – Sevilla përfundoi baras, 1:1.
Muriqi shënon goli e 15-të për Mallorcan këtë stinor
Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi ka shënuar golin e 15-të për Mallorcan këtë edicion.
Ai shënoi nga penalltia në minutën e 26-të në ndeshjen Mallorca – Sevilla, në kuadër të La Ligas spanjolle.
Goli i realizuar ndaj Sevillas ishte jubilar për sulmuesin e Mallorcas, Vedat Muriqi. Ai për ekipin spanjoll ka realizuar 50 gola në të gjitha garat.
Këtë edicion Muriqi ka shënuar 15 gola në La Liga. Para tij me gola të shënuar këtë edicion është sulmuesi i Real Madridit, Kylian Mbappe me 22 gola.
Vedat Muriqi scores from the spot!
🇪🇸 Mallorca 1-0 Sevillapic.twitter.com/kfpHbPHU2J— Goals Xtra (@GoalsXtra) February 2, 2026