Vedat Muriqi i realizoi edhe dy gola tjerë, por Mallorca sërish nuk e ruajti epërsinë e krijuar. Sulmuesi i Kosovës shënoi për 2:0 ndaj Osasunas në udhëtim.
Por, ndeshja e xhiros së 27-të e La Ligas përfundoi 2:2.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoForma e Muriqit vazhdon të jetë e njëjta, shumë e lartë. Ai realizoi në minutën e 35-të pas gabimit të portierit kundërshtar, dhe në minutën e 61-të shënoi për 2:0 pas një veprimi shumë të mirë individual në zonë. Pas përfundimit të ballafaqimit e mori edhe çmimin e lojtarit më të mirë të ndeshjes.
Gjërat u vështirësuan për Mallorcan me daljen me të kuq të Jan Virgilit në minutën e 73-të.
Edhe Raul Garcia i vendësve u përjashtua me të kuq në minutën e 82-të, por për pak minuta, Osasuna shënoi dy herë. Kike Barja në minutën e 89-të dhe Ante Budimir në minutën e 94-t, shënuan për 2:2.
Mallorca i ka 25 pikë por zë vendin e 18-të në tabelë. Kjo pozitë nuk e siguron mbetjen në La Liga edhe për sezonin tjetër. Osasuna i ka 34 pikë në mesin e tabelës.
Muriqi tani i ka 18 gola në La Liga në këtë edicion. Vetëm Kylian Mbappe me 23 gola ka më shumë se ai. “Pirati” i Mallorcas është vetëm dy gola larg barazimit të rekordit që e mban Samuel Eto’o. Ish-sulmuesi kamerunas me 54 gola, aktualisht është golashënuesi më i mirë i Mallorcas në La Liga. Por, me formën e lartë që është duke e kaluar Muriqi 31-vjeçar, ky rekord pritet të bie në këtë sezon.
Për Muriqin të shtunën kanë shkruar edhe faqja zyrtare e Mallorcas dhe La Ligas.
Ai me 18 gola e ka arritur shifrën më të lartë brenda një edicioni sa u përket statistikave individuale.
17 gola i pati realizuar për Giresunsporin në edicionin 2015/16 në kategorinë e dytë të futbollit të Turqisë. Ndërkohë, me Fenerbahçen i kishte 15 gola në edicionin 2019/20 në Superligën e Turqisë.
Muriqi vazhdon të jetë edhe sulmuesi kryesor i Kosovës. Forma e tij e lartë pritet të jetë ndihmesë e madhe për gjysmëfinalen e parë të plejofit të Botërorit.
Më 26 mars, Kosova do të luajë në Bratislavë ndaj Sllovakisë. Në rast të fitores, në “Fadil Vokrri” e pret Turqinë apo Rumaninë në finalen që luhet më 31 mars.
I pandalshëm, Muriqi realizon sërish
Vedat Muriqi ka shënuar tjetër gol për Mallorcan, të 18-tin e këtij edicioni në La Liga.
Muriqi golin për 2:0 e shënoi në minutën e 61-të.
Ai pranoi top të mirë në zonë, u shmang nga dy futbollistë dhe me gjuajtje të fuqishme e të saktë, realizoi sërish.
Muriqi e shënoi edhe golin për 1:0 në minutën e 35-të.
VIDEO:
🚨🇪🇸 | GOAL: VEDAT MURIQI DOUBLES THE LEAD FOR MALLORCA! WHAT A GOAL!
Osasuna 0-2 Mallorca.
pic.twitter.com/UZGuwe89gX— TheGoalsZone (@TheGoalsZone) March 7, 2026
Muriqi i pandalshëm, shënon sërish për Mallorcan
Vedat Muriqi po vazhdon me formë të mirë në La Liga.
Sulmuesi i Kosovës realizoi gol në minutën e 35-të, duke i dhënë epërsinë Mallorcas në udhëtim te Osasuna.
Është goli i 17-të i Muriqit këtë sezon në La Liga. Vetëm Kylian Mbappe me 23 ka më shumë.
Mallorca po lufton për mbijetesë, megjithatë Muriqi po përjeton sezonin e tij më të mirë.
Muriqi tani i ka 51 gola në La Liga për Mallorcan. Rekordin për më së shumti gola për Mallorcan e mban ish-sulmuesi kamerunas, Samuel Eto’o, me 54 gola.
VIDEO:
Minuto 35 Muriqi 0-1 pic.twitter.com/PbGoucpGDS
— sportsdecanostra.com (@lorenzovergers1) March 7, 2026
Muriqi i kënaqur me golat në fushën e vështirë të Osasunas
Vedat Muriqi i shënoi dy gola të shtunën në barazimin e Mallorcas në udhëtim tek Osasuna dhe në fund e fitoi epitetin e lojtarit më të mirë të ndeshjes.
Ai ka thënë se është i kënaqur me formën individuale, por ka shtuar se skuadra ka mundur të fitojë më shumë.
“Një përfundim i papritur. Kishim dy gola epërsi, këto ishin pikë shumë të rëndësishme. Do të donim që t’i merrnim tri pikët për shkak të mënyrës se si shkoi loja, por edhe një pikë është në rregull marrë parasysh këtë stadium të vështirë. Në fund, ata e morën një pikë nga ne. Na vjen keq por duhet të vazhdojmë. Te momenti i golit topi arriti tek unë ndërsa unë vrapova. E ndieja se do ta fitoja atë top”, deklaroi Muriqi pas ndeshjes për transmetuesin televiziv “Movistar”.
Muriqi thyen rekordin
Vedat Muriqi ka arritur shifrën e 18 golave brenda një edicioni.
Këtë shifër të golave, Muriqi e ka arritur me Mallorcan në La Liga në këtë sezon.
Është shifra më e lartë e arritur nga Muriqi brenda një kampionati në gjithë karrierën e tij.
17 gola i pati realizuar për Giresunsporin në edicionin 2015/16 në kategorinë e dytë të futbollit të Turqisë.
Ndërkohë, me Fenerbahçen i kishte 15 gola në edicionin 2019/20 në Superligën e Turqisë.
Super-statistikat e Muriqit ndaj Osasunas
Vedat Muriqi vazhdon shkëlqimin në La Liga. Dhe paraqitjet e mira të sulmuesit të Kosovës, nuk kanë kaluar pa u vërejtur edhe nga faqet e specializuara për statistika të lojtarëve.
E tillë është edhe “OptaJose”, që shkruan më shumë për futbollin spanjoll.
“Pasi dështoi të shënonte në ndonjërën prej katër ndeshjeve të para ndaj Osasunas në La Liga, lojtari i Mallorcas, Vedat Muriqi, ka realizuar katër gola në tri ndeshjet e fundit ndaj kësaj skuadre, në këtë garë. I frymëzuar”, ka shkruar kjo faqe.
Muriqi shënoi në minutën e 35-të pas gabimit të portierit kundërshtar.
Postim të veçantë për të ka bërë edhe faqja zyrtare e Mallorcas.