Futboll

Muriqi kontribuon me gol, Mallorca fiton në udhëtimin e vështirë

Muriqi

Vedat Muriqi ka dhënë tjetër kontribut për Mallorcan që të shtunën fitoi në udhëtimin e vështirë te Sevilla, 3:1.

Sulmuesi i Kosovës me goditje të fortë nga zona, shënoi në minutën e 67-të për 1:1.

Për Muriqin ishte goli i pestë sezonal dhe e konfirmon formën e mirë këtë sezon në Spanjë. Paraqitje të mira, Muriqi pati edhe në ndeshjet kualifikuese të Botërorit 2026 me Kosovën, në barazimin pa gola ndaj Sllovenise në Prishtinë dhe në fitoren 1:0 në udhëtim te Suedia.

Mallorca i shënoi edhe dy gola tjerë më pas për fitoren 3:1. Në golin e dytë të Mallorcas në mesin e fushës gaboi Adnan Januzaj.

Muriqi luajti deri në minutën e 90-të, kurse Januzaj luajti nga minuta e 71-të.

Ndeshja i takoi xhiros së nëntë te La Ligas.

Muriqi ka pesë gola në edicionin aktual të elitës spanjolle.

Mallorca me këtë fitore ka tetë pikë në nëntë ndeshje. Sevilla mbetet me 13 pikë.


Muriqi shënon tjetër gol në Spanjë

Sulmuesi Vedat Muriqi ka shënuar tjetër gol në elitën e futbollit spanjoll.

Sulmuesi shtatlartë i Kosovës shënoi të shtunën për Mallorcën, që është duke fituar 3:1 në udhëtim te Sevilla. Ndeshja i takon xhiros së nëntë. Muriqi realizoi për 1:1, në minutën e 67-të.

Për Muriqin është goli i pestë në La Liga. Ka katër gola më pak se Kylian Mbappe.

Muriqi i afrohet rekordit historik te Mallorca

2 o. më parë / 18 tet 2025 16:59
Vedat Muriqi

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, është vetëm 30 gola larg për ta barazuar rekordin e golashënuesit më të mirë në histori të Mallorcas. 

Pasi shënoi të shtunën pasdite në udhëtim te Sevilla, Muriqi iu gëzua golit të 40-të me fanellën e Mallorcas. 

“Pirati” është 30 gola larg sulmuesit Samuel Eto’o, që mban rekordin me shënimin e golave te skuadra e elitës së futbollit spanjoll. 

Por sulmuesit kamerunas i janë dashur 162 ndeshje për ta arritur shifrën e 70 golave. 

Muriqi ka dukshëm më pak ndeshje të luajtura, 126 gjithsej, dhe nëse vazhdon me këtë ritëm, mund ta arrijë e ta thyejë rekordin e tij. 

Eto’o pati edhe 19 asistime, derisa Muriqi ka 11 në total.