Pavarësisht interesimit të madh nga klubet turke, sulmuesi i Kosovës, Vedat Murqi, nuk pritet të ndërroj skuadër. Muriqi me shumë gjasë do të mbetet te skuadra e Mallorcas.
Kështu ka deklaruar gazetari turk, Yagız Sabuncuoglu, shkruan të shtunën “Eaglemedia”.
Ai shtoi se lajmet që kanë qarkulluar se Beshiktashi e dëshiron transferimin e Muriqit nuk janë të vërteta.
“Lajmet për Beshiktashin dhe Vedat Muriqin nuk janë të vërteta. Lojtari është i lumtur në ekipin e tij dhe ka një pagë neto prej 2.5 milionë eurosh”, ka thënë Sabuncuoglu.
Për Muriqin nga elita e futbollit turk është raportuar më herët se interesim ka shprehur edhe Fenerbahçe.
31-vjeçari Muriqi luajti për Fenerin nga viti 2019 deri në vitin 2020.
Qendërsulmuesi shtatlartë i Kosovës në Turqi ka luajtur edhe për Rizesporin, Genclerbirligin dhe Giresunsporin.
Muriqi pjesë e Mallorcas është nga viti 2022.