Vedat Muriqi me Mallorcan të shtunën mbrëma kanë pësuar disfatë nga Atletico Madridi me rezultatin 2:0. Kjo ndeshje i takoi xhiros së 22-të të La Ligas.
Për Mallorcan kjo ishte humbja e pestë rresht në të gjitha garat.
Samuel Lino në minutën e 26-të me asistimin e Giuliano Simeones shënoi për 1:0.
Goli i dytë dhe i fundit në ndeshje u shënua nga Antoine Griezmann në minutën e 93-të.
Muriqi e kompletoi ndeshjen te Mallorca.
Atletico ka 48 pikë dhe është në vendin e dytë.
Mallorca ka 30 pikë në mesin e tabelës.