Mallorca e Vedat Muriqit kishte epërsi prej një goli prej minutës së 18-të ndaj Alavesit në udhëtim të shtunën në La Liga.
Por, ndeshjen e xhiros së 32-të, Mallorca e humbi në fund, 2:1.
Mallorca iu gëzua golit të Jan Virgilit, ndërsa u dënua në pjesën e dytë me dy gola të Toni Martinezit, në minutën e 56-të dhe të 69-të.
Muriqi luajti në tërë ndeshjen dhe ishte aktiv, por pa arritur që të shënojë apo të asistojë.
Me humbje Mallorca e rrezikon qëndrimin në La Liga pasi i ka vetëm 35 pikë.
Alavesi e kaloi në tabelë me një pikë më shumë.